ZYRTARE/ Nuk shkëlqeu në Angli, futbollisti i Liverpul transferohet te skuadra franceze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 17:22

ZYRTARE/ Nuk shkëlqeu në Angli, futbollisti i Liverpul transferohet te skuadra franceze

Mesfushori i majtë japonez, Takumi Minamino, është futbollisti më i ri i Monakos. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi nga principata me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku mirëpret 27-vjeçarin.

minamino

Japonezi nuk shkëlqeu ashtu siç pritej me Liverpulin, i cili erdhi për shumën e 10 milionë eurosh nga Red Bull Salcburgu në janarin e vitit 2020. Ai gjithashtu u huazua në janarin e vitit 2021 te Sauthemptoni, por sërish dështoi të linte gjurmë, ashtu si në vitin e fundit me “The Reds”, ku nuk futej as si lojtar zëvendësues.

Liverpul do të përfitojë një shumë prej 15 milionë eurosh nga shitja e Minaminos, plus 3 milionë të tjera në bazë të bonuseve.

 


View this post on Instagram

A post shared by AS Monaco ?? (@asmonaco)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"