ZYRTARE/ Nuk gjetën hapësira në skuadër, Partizani njofton largimin e dy lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 14:39

ZYRTARE/ Nuk gjetën hapësira në skuadër, Partizani njofton largimin e dy lojtarëve

Partizani ka konfirmuar largimin e dy lojtarëve nga klubi. Bëhet fjalë për Milan Mirosavljev dhe për Aleksandar Damçevski.

Mirosavljev-Damçevski

Sulmuesi serb dhe mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut duket se nuk kanë gjetur hapësirat e nevojshme në skuadër dhe kanë zgjedhur të largohen.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i Partizanit, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Mirosavljev u afrua në  fund të merkatos që janarit këtë vit, ndërsa Damçevski erdhi në verën e kaluar, me të dy lojtarët që vendosën të ndërpresin kontratën.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"