ZYRTARE/ Një tjetër shqiptar i bashkohet Bajramit e Ismajlit te Empoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2021 | 19:24

ZYRTARE/ Një tjetër shqiptar i bashkohet Bajramit e Ismajlit te Empoli

Ish-portieri i Kombëtares shqiptare Saimir Ujkani është transferuar tek Empoli në orët e fundit të merkatos.

Ujkani

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, duke i uruar mirëserardhjen, portierit i cili në të kaluarën është aktivizuar me Kombëtaren shqiptare, teksa tashmë është pjesë e përfaqësueses së Kosovës.

Ujkani së fundmi ishte portier i tretë tek Torino, me skuadrën granata e cila këtë verë afroi portierin e Kombëtares Etrit Berisha. Ujkani gjen te dyshen Nedim Bajrami dhe Ardian Ismjali duke formuar një treshe shqiptarësh në Serinë A. Vlen të theksohet se pjesë e klubit të Serisë A është edhe talenti i Shpresave Kristjan Asllani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"