ZYRTARE/ Nga Shqipëria në Azerbajxhan, ish-sulmuesi i Vllaznisë firmos me rivalin e Laçit në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2020 | 16:12

ZYRTARE/ Nga Shqipëria në Azerbajxhan, ish-sulmuesi i Vllaznisë firmos me rivalin e Laçit në Ligën e Europës

Silvio Zhunior do të luajë për ekipin azer Keshla.
image1-cdc342d887e6ef0fc263947f873ac37c
Sulmuesi brazilian ka firmos kontratë për një sezon me ekipin e kryeqytetit të Azerbajxhanit.

26-vjeçari luajti në sezonin 2018-2019 me Vllazninë në Kategorinë e parë, por u kthye te shkodranët pas një viti teksa nuk shkëlqeu tek ekipi sllovak Zlate Moravce.

Keshla është rivali i Laçit në raundin e parë të Ligës së Europës dhe eksperienca e Zhuniorit në Shqipëri do t’i shërbejë ekipi azer për të marrë të dhëna për kurbinasit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"