ZYRTARE/ Mbrojtësi shqiptar ndërron ambient në Itali, transferohet tek…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2019 | 20:41

ZYRTARE/ Mbrojtësi shqiptar ndërron ambient në Itali, transferohet tek…

Mbrojtësi i Kombëtares Shpresa, Shaqir Tafa, ka ndërruar ambient në Itali, pas rënies në Serinë D të ekipit të Kuneos.

shaqir tafa

20-vjeçari, ka kaluar sërish në Serinë C, tek ekipi i Sikula Leoncio. Qendërmbrojtësi 1.91 metra i gjatë, i rritur tek të rinjtë e Palermos, numëron 20 prezenca me Shqipërinë U-21, ndërsa ka shënuar edhe një gol kundër Turqisë.

Palermo kishte të drejtën e ri-blerjes së Tafës, por ka vendosur të mos e ushtrojë këtë të drejtë, ndërsa tashmë  shërbimet e tij i ka siguruar ekipi i Sikula Leoncios.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"