ZYRTARE/ “Kërkoj një tjetër sfidë personale”, trajneri i njohur largohet nga skuadra e Kategorisë së Parë pas gati një viti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2021 | 23:42

ZYRTARE/ “Kërkoj një tjetër sfidë personale”, trajneri i njohur largohet nga skuadra e Kategorisë së Parë pas gati një viti

Klevis Dalipi ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Korabit. Lajmi u dha nga vetë tekniku elbasanas në rrjetet sociale, kurse klubi dibran konfirmoi mbylljen e bashkëpunimit me 44-vjeçarin.
dALIPI
Dalipi deklaron se arsyeja e largimit nga Korabi lidhet me dëshirën për t’iu përkushtuar një tjetër sfide personale.

Ai mori drejtimin e Korabit në shkurt të vitit të kaluar. Aktualisht, Korabi renditet në vendin e tretë me 16 pikë në grupin A të Kategorisë së Parë.

Njoftimi i Korabit

Falenderojmë Klevis Dalipin për kontributin dhe punën e bërë deri sot tek K.F Korabi, mëposhtë është mesazhi i tij i plotë:
“Të nderuar miq, bashkëpuntorë dhe sportdashës dibran!

Për gati 1 viti kam qenë në krye të klubit futbollistik “Korabi” si trajner i ekipit, dhe mendoj se besimin e dhënë e kam shpërblyer me punë dhe përkushtim maksimal në drejtimin e konsolidimin e kësaj skuadre që premton shumë në të ardhmen.

Rezultatet e arritura në kampionat dhe Kupë, përzgjedhja e afrimi i lojëtarëve të rinj me shumë potencial, janë dëshmi e një ecurie mjaft të mirë të klubit përgjatë këtij viti, edhe pse me vështirësitë e veta në ndeshje e momente të caktuara.
Sot, më duhet të ndaj me ju, largimin tim nga drejtimi i “Korabit” për një sfidë tjetër profesionale…

Ka qenë një eksperiencë mjaft pozitive dhe largohem i kënaqur për çfarë kemi arritur gjatë sezonit të kaluar dhe gjatë këtij gjysmë sezoni me “Korabin”.


Jam i bindur që kjo skuadër që kemi ndërtuar: kompakte, ambicioze, me energji të reja, si dhe me suportin e nevojshëm financiar, do të shkojë aty ku e meriton.


Duke shpresuar në mirëkuptimin e këtij vendimi, gjej rastin të falenderoj jashtë mase për besimin dhe mbështetjen e pakursyer si për mua si trajner, ashtu edhe për të gjithë klubin futbollistik “Korabi”, presidentin e ekipit dhe njëherazi Kryetarin e Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj., administratorin Z. Meziu.


Njëkohësisht shpreh falenderimet e mia për bashkëpunimin korrekt dhe respektin karshi meje, stafin, lojëtarët, si dhe gjithë tifozerinë e zjarrtë dibrane për mbështetjen e jashtëzakonshme morale që i dhurojnë skuadrës në çdo ndeshje.

Faleminderit dhe Suksese më tej “Korab”! “

KORABI DALIPIIII

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"