ZYRTARE/ Kukësi nuk ndalet në merkato, klubi verilindor konfirmon transferimin e sulmuesit kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 16:44

ZYRTARE/ Kukësi nuk ndalet në merkato, klubi verilindor konfirmon transferimin e sulmuesit kroat

Duket se Kukësi nuk ka të ndalur në merkato. Pas konfirmimit të Kristi Kotes, klubi verilindor ka konfirmuar dhe dy afrime të tjera.

zivkovic

Sulmuesi nga Kroacia, Ante Zivkoviç, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin e Kukësit, duke u bërë kështu blerja më e re e verilindorëve. 29-vjeçari vjen nga kampionati boshnjak, ku së fundmi ka luajtur me skuadrën e re Banja Luka.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.

 

Gjithashtu Kukësi ka konfirmuara dhe transferimin e Antonio Ilieski, mbrojtësi maqedonas që ishte përmendur.  

LEXO EDHE: ZYRTARE/ Tjetër i afruar në radhët e Kukësit, klubi verilindor konfirmon transferimin e ish-mesfushorit të Partizanit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"