ZYRTARE/ Tjetër i afruar në radhët e Kukësit, klubi verilindor konfirmon transferimin e ish-mesfushorit të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 15:57

ZYRTARE/ Tjetër i afruar në radhët e Kukësit, klubi verilindor konfirmon transferimin e ish-mesfushorit të Partizanit

Kukësi ka prezantuar futbollistin më të ri në skuadër. Bëhet fjalë për mesfushorin Kristi Kote, i cili këtë sezon mbylli aventurën e tij me “Demat”.

kristi kote

Me anë të një postimi në rrjete sociale, klubi verilindor ka zyrtarizuar afrimin e Kotes në radhët e skuadrës, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.

23-vjeçari ishte pjesë e Partizanit për 4 sezonet e fundit dhe është larguar si lojtar i lirë këtë verë për t’u bashkuar me Kukësin.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"