ZYRTARE/ Kukësi nuk humbet kohë dhe prezanton zëvendësuesin e Rrocës, numri “10” i besohet një braziliani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 18:13

ZYRTARE/ Kukësi nuk humbet kohë dhe prezanton zëvendësuesin e Rrocës, numri “10” i besohet një braziliani

Kukësi nuk ka humbur kohë për të prezantuar futbollistin që do të zëvendësojë Eduart Rrocën. 25-vjeçari brazilian Mateus Leiria dos Santos ka firmosur për dy sezone me nënkampionët e Shqipërisë.

119704018_2348763155269018_3813168306695080932_o
Ai do të marrë fanelën me numrinj 10, e cila mbahej nga Rroca, i cili është transferuar në Turqi. Mesfushori me tipare sulmuese ka luajtur në Greqi, Danimarkë, dhe në atdheun e tij Brazil me ekipet e Platanias, Helsingorit, Hobro.

Njoftimi i Kukësit

✍? ZYRTARE!

⚽️ Matheus Leiria dos Santos është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori brazilian ka firmosur sot kontratën me klubin tonë për 2 sezonet e ardhshme dhe ka zgjedhur të mbajë veshur fanellën me numrin 10.

⚽️ Mesfushori Leiria e njeh mirë futbollin europian duke qenë se ka luajtur në kampionatin grek me fanellën e Platanias e në Danimarkë me Helsingor e Hobro. Gjithashtu, Leiria ka luajtur edhe në kampionatin brazilian me ekipe si Fluminese U20, GE Juventus, Gloria e Barra.

✅ Leiria do të vihet nën urdhërat e trajnerit Gega menjëherë sapo skuadra të përfundojë pushimin e dhënë nga trajneri. Mesfushori Leiria luan si mesfushor i avancuar por edhe si mesfushor krahu.

➡️ Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit brazilian! Mirë se vjen Matheus?? Bem Vindo Matheus??Skeda e Lojtarit:

Emri: Matheus Leiria dos Santos
Mosha: 25 vjeç
Kombësia: Brazilian
Pozicioni: Mesfushor

braziliani


NDIQE LIVE "PANORAMA TV"