ZYRTARE/ Kukësi nuk e mbajti, Mirlind Daku prezantohet te klubi i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 16:53

ZYRTARE/ Kukësi nuk e mbajti, Mirlind Daku prezantohet te klubi i ri

Ish-futbollisti i Kukësit Mirlind Daku nuk do ta vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit te Oshijeku, por te skuadra e Ballkanit në Kosovë.

daku
“Xhebrailat” konfirmuan huazimin e 21-vjeçarit falë marrëveshjes me skuadrën kroate. Lajmi u konfirmua nga klubi i Ballkanit në faqen zyrtare.

Nënkampionët e Shqipërisë nuk pranuan ta mbanin sulmuesin deri në fund të sezonit, por vendosën të prishnin bashkëpunimin me të.

Njoftimi i Ballkanit:

ballkani daku

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"