ZYRTARE/ Kualifikoi Kroacinë për në Botërorin e Katarit, kombëtarja ballkanase vendos për të ardhmen e Zlatko Daliç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2021 | 14:25

ZYRTARE/ Kualifikoi Kroacinë për në Botërorin e Katarit, kombëtarja ballkanase vendos për të ardhmen e Zlatko Daliç

Kroacia i beson sërish pankinën Zlatko Daliçit. Këtë lajm e ka bërë vetë zyrtare Federata Kroate e Futbollit me anë të kanaleve të saja në rrjetet sociale ku bëjnë me dije vijueshmërinë e bashkëpunimit.

DALIC 1

Ish-trajneri i Dinamos, ka firmosur një kontratë 3-vjeçare ku do të jetë të paktën në krye të pankinës deri në EURO 2024.

Tekniku 55-vjeçar ka marrë në dorë kombëtaren ballkanase në tetorin e vitit 2017, ku arritja më e madhe e tij ishte mbërritja deri në finale të Botërorit “Rusi 2018” ku mundën në finale nga Franca.

Gjithashtu Daliç ka kualifikuar kroatët në Botërorin e vitit të ardhshëm “KATAR 2022”.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"