ZYRTARE/ Korabi vendos për trajnerin e ri, ja kush rikthehet pas 5 vitesh në stolin dibran

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2021 | 14:25

ZYRTARE/ Korabi vendos për trajnerin e ri, ja kush rikthehet pas 5 vitesh në stolin dibran

Skuadra e Korabit bëhet me trajner të ri pas largimit të Agim Canajt, i cili nuk gjeti gjuhën e përbashkët për të vijuar më tej bashkëpunimin.

mergjyshi

“Panorama Sport” mëson se me klubin dibran ka firmosur kontratën Artan Mërgjyshi.

Trajneri kryeqytetas rikthehet tek skuadra dibrane pas gati 5 vitesh, ku e drejtoi ekipin e Korabit në vitin 2016 në Kategorinë Superiore.

Në sezonin e fundit Mërgjyshi drejtoi Besën e Kavajës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"