ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Teuta firmos me futbollistin që u shpall kampion i Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2022 | 14:23

ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Teuta firmos me futbollistin që u shpall kampion i Shqipërisë

Tashmë është zyrtare, Aleksandër Kuro është një futbollist i ri i Teutës!

ALEKSANDRO KURO

Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, teksa mbrojtësi i majtë, i cili u shpall kampion i Shqipërisë me “djemtë e detit” dy sezone më parë do të vijojë karrierën e tij futbollistike në Durrës.

Lajmin zyrtar e ka bërë klubi i Teutës me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen 29-vjeçarit.

KOMUNIKATA ZYTARE E KLUBIT TË TEUTËS –

“|ALEXANDROS KOUROS RIKTHEHET NË SKUADRËN BLU!

KF Teuta njofton se ka arritur marrëveshje për rikthimin e Alexandros Kouros në klubin tonë. Rikujtojmë që Alexandros Kouros në skuadrën ? rikthehet pas dy vitesh. Brenda kësaj periudhe ishte pjesë e ekipit të Paeek, ndërsa së fundmi luajti për ekipin e FC Doxa. KF Teuta i uron mirëseardhjen futbollistit që u shpall kampion me durrsakët përpara dy sezoneve. Gjithashtu në të kaluarën me fanellën e Teutes, Kouros ka fituar, 1 trofe të Kupës dhe 2 trofe të Super Kupës. #MiresevjenAlexandrosKouros #forcateuta??”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"