ZYRTARE/ Ish-trajneri i Real Madridit dhe Mançester Sitit merr drejtimin e klubit në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 13:30

ZYRTARE/ Ish-trajneri i Real Madridit dhe Mançester Sitit merr drejtimin e klubit në La Liga

Real Betis ka konfimuar Manuel Pelegrinin si trajnerin e ri të ardhshëm. Pelegrini ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me klubin spanjoll.

Pelegrini

Real Betis thuhet se e dëshironte Pelegrinin që një vit më parë, kur Setieni la klubin, por në atë kohë Pelegrini ishte në drejtimin e skuadrës angleze të Uest Hem. Pelegrini që ishte i papunë që në dhjetor dhe do marrë drejtimin e skuadrës së Betisit që nga fundi i këtij sezoni.

Pelgrini është një trajner me një CV mjaft të pasur pasi ka drejtuar skuadra të mëdha si Real Madridi apo Mançester Siti, ku me këto të fundit fitoi titullin që në sezonin e tij të parë.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"