Zyrtare/ Ish-mbrojtësi i Milanit emërohet trajner në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2017 | 16:52

Zyrtare/ Ish-mbrojtësi i Milanit emërohet trajner në Serinë A

Ish-mbrojtësi i Milanit dhe i Kombëtares italiane, Masimo Odo është emëruar trajneri i ri i Udineses pas shkarkimit të Del Nerit.

.

Humbja në shtëpi ndaj Kaljarit bëri që drejtuesit friulianë të merrnin vendimin për të shkarkuar teknikun 67-vjeçarë dhe stolin t’ia besonin Odos. 41-vjeçari në të kaluarën drejtoi skuadrën e Peskarës, ndërsa kjo do të jetë eksperienca e dytë si trajner.

Odo

Si futbollist italiani ka qënë një lojtar i shumëshëtitur ku në karrierën e tij ka veshur fanellën e shumë klubeve me emër si Milan, Napoli, Lacio dhe Bajern Mynih.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"