ZYRTARE/ Hap i rëndësishëm në karrierë, portieri shqiptar transferohet te… Lugano

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2021 | 22:49

ZYRTARE/ Hap i rëndësishëm në karrierë, portieri shqiptar transferohet te… Lugano

Shqiptari i Kosovës, Amir Shaipi ka bërë hap të madh në karrierë, teksa është transferuar në elitën e Zvicrës, te skuadra e Luganos.  21-vjeçari ishte pjesë e Shafhauzenit në kategorinë e dytë, teksa është kaluar te skuadra elitare e Luganos.

Shaipi-768x512

Te Shafhauzeni, Shaipi u aktivizua për dy sezone, ndërsa këtë edicion zhvilloi katër paraqitje. Gjithsej ai regjistroi 45 paraqitje në kategorinë e dytë zvicerane.

Ai së fundi ka debutuar tek U21 e Zvicrës, duke qëndruar në portë ndaj Gjibraltarit. 21-vjeçari me Luganon ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.  Lugano është në mesin e tabelës në kampionatin e Zvicrës.

Dy vjet më parë ishte pritur që Shaipi të bashkohej me përfaqësuesen e Kosovës. Më 26 gusht të vitit 2019, kryetari i FFK-së, Agim Ademi ishte takuar me Shaipin dhe familjarët e tij. Ishte diskutuar për mundësinë e ardhjes së tij te Kosova, teksa shanset ekzistojnë që në të ardhmen portieri të vesh fanellën e Kosovës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"