ZYRTARE/ Ermir Lenjani ndryshon ekip, futbollisti i Kombëtares prezantohet te skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 23:51

ZYRTARE/ Ermir Lenjani ndryshon ekip, futbollisti i Kombëtares prezantohet te skuadra e re

Ndryshon ekip, por jo kampionat. Siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport” Ermir Lenjani është rikthyer te skuadra zvicerane e Grasshopers dhe do të luajë aty në sezonin e ri.

LENJANI

Anësori i majtë ka luajtur për Grasshopersin edhe në sezonin 2010-2011, teksa në 3 sezonet e fundit ishte pjesë e Sionit. Lenjani ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Grasshopers dhe shpreson që të tregojë një formë të mirë duke e ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave sezonalë.

Futbollisti i Kombëtares në të kaluarën përveç Gerasshopers dhe Sionit ka luajtur edhe për skuadra si, Uinterthur, St. Galen, Renes dhe Nantes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"