ZYRTARE/ Do të largohet drejt SHBA-ve, mbrojtësi lë ekipin e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2019 | 21:48

ZYRTARE/ Do të largohet drejt SHBA-ve, mbrojtësi lë ekipin e Kategorisë së Parë

Beqir Ibrahimllari nuk do të jetë më pjesë e Lushnjes për pjesën e mbetur të sezonit.

ibrahimllari

Lojtari është larguar nga skuadra myzeqare për arsye personale, duke udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ka qenë vetë klubi i Lushnjes, që e ka bërë me dije këtë largim  përmes një njoftimi në “Faceboook”.

lushnja

Kujtojmë që kjo është mungesa e tretë e madhe për Lushnjën këtë sezon, pas dëmtimit të rëndë të Sefës dhe mungesës së Arbër Allkanjarit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"