ZYRTARE/ Bajram Jashanica mbyll aventurën me Skënderbeun, mbrojtësi prezantohet te skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 23:59

ZYRTARE/ Bajram Jashanica mbyll aventurën me Skënderbeun, mbrojtësi prezantohet te skuadra e re

Bajram Jashanica është larguar nga Skënderbeu pas 7 viteve si pjesë e korçarëve, teksa ditën e sotme është prezantuar te skuadra e re, ku do të vazhdojë karrierën.jashnica

Skuadra kosovare e Ballkanit nëpërmjet faqes zyrtare të klubit, ka prezantuar për tifozët dhe opinionin publik mbrojtësin kosovar.

Për Jashanicën kishte interesime edhe nga disa skuadra të Superiores, si Kukësi, Partizani dhe Tirana, por lojtari ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Kosovë dhe nga sezoni i ardhshëm do të luajë për Ballkanin.

Jashanica është vetëm një nga largimet e shumta nga Skënderbeu, teksa pas përfundimit të sezonit, Bregu, Dita dhe Koliçi gjithashtu u larguan, ndërkohë që priten të largohen edhe të tjerë.

fgdh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"