ZYRTARE/ Aventurë e re për Leonat Vitijën, ish-mbrojtësi i Skënderbeut transferohet në Superligën e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2022 | 17:43

ZYRTARE/ Aventurë e re për Leonat Vitijën, ish-mbrojtësi i Skënderbeut transferohet në Superligën e Kosovës

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, Leonat Vitija është zyrtarizuar si transferimi më i ri i Dritës në Superligën e Kosovës.

564546

 

21-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin e ri duke mbyllur kështu aventurën te korçarët pas rënies së tyre nga kategoria.

Ka qenë vetë Drita që ka njoftuar këtë marrëveshje nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook” ku i ka uruar mirëseardhjen Vitijës.

Leonat Vitija 3 vite me DRITËN
Talenti i Skenderbeut, Leonat Vitija qendërmbrojtës ka arritur marrëveshje tri vjeçare me klubin tonë.
Kontrata u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv z.Valon Zymberi, i cili i deshiroi mirëseardhje dhe suksese Leonatit te FC DRITA.
Leoniti për tri vite ishte pjesë e klubit të madh shqiptar, ku ka zhvilluar 67 ndeshje me Skenderbeun në kampionat dhe në garat e Kupës.
FC DRITA i deshiron mireseardhje dhe suksese me klubin tonë.
FC DRITA⬜?

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"