ZYRTARE/ Aventurë e re në Serinë A për Simeonen, argjentinasi njofton firmën me klubin historik italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 14:37

ZYRTARE/ Aventurë e re në Serinë A për Simeonen, argjentinasi njofton firmën me klubin historik italian

Napoli ka zyrtarizuar transferimin e Xhovani Simeones nga Verona pas arritjes së akordit mes dy klubeve.

simeone

Formula e transferimit të argjentinasit do të jetë ajo e një huazimi me të drejtë blerje që bëhet detyrim nëse Napoli e mbyll sezonin në katër vendet e para të renditjes që do ti kushtojë klubit 15 milionë euro.

Ka qenë vetë presidenti i napoletanëve, Aurelio De Laurentis që ka bërë publik lajmin për tifozët me anë të një postimi në “Twitter”.

=

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"