Zidan “shpik” gola, sulmi i Realit nuk shënon prej gjashtë ndeshjesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 22:56

Zidan “shpik” gola, sulmi i Realit nuk shënon prej gjashtë ndeshjesh

Vlerat duhet të trego hen në vështirësi. Te Reali i Madridit kanë nisur që të gjejnë rrugën se si mund të ketë jetë (gola dhe fitore) edhe kur Karim Benzema mungon apo nuk shënon. Kjo ka qenë detyra e trajnerit Zinedin Zidan në rikthimin e tij si trajner i “Galaktikëve” dhe duket sikur e ka gjetur formulën. 

Guardiola-is-the-best-technician-in-the-world-Zinedine-Zidane.img

Mjafton një fakt për ta kuptuar këtë. Tetë golat e fundit të Realit të Madridit janë shënuar nga futbollistë që nuk janë sulmues. Më 4 janar, Reali fitoi 0-3 kundër Getafes (dopietë e Varanit dhe gol i Modriçit), 3-1 kundër Valencias (Kros, Isko, Modriç, 2-1 kundër Sevijes (dopietë e Kasemiros). Reali i Madridit vazhdon të koleksionojë trofe, pavarësisht problemeve të shumta që ka pasur gjatë kësaj kohe në repartin e avancuar.

Nga një Real që fitonte Champions-at për shkak të performancave të shkëlqyera të sulmit, tani është një ekip që ka filluar t’i zgjidhë ndeshjet edhe me lojtarët e tjerë. Diçka e tillë ndodhi në ndeshjen e fundit kundër Valencias, kur mungonte Benzema dhe tre sulmuesit që ishin në fushë: Joviç, Rodrigo, Vaskez nuk bënë asgjë për të ndihmuar skuadrën. Të tre së bashku nuk e goditën kurrë portën e Vaclik.

 KASEMIRO- Nuk ishte aspak rastësi që braziliani arriti të shënonte dy gola për t’i dhënë fitoren Realit të Madridit. Si rrallëherë ai ishte më i avancuar dhe sulmonte zonën. Zinedin Zidan kishte urdhëruar Krosin dhe Modriçin që të qëndronin më të tërhequr dhe të luanin në zonën e Kasemiros, i cili do të shndërrohej në një sulmues të fshehur.

FBL-ESP-LIGA-REAL MADRID-SEVILLA

Në këtë mënyrë, Kasemiro ndëshkoi Sevijen. Fillimisht nga qendra e djathtë dhe pastaj nga qendra e majtë për golin me kokë. Ishte shumë pranë “hat trick”- ut perfekt pasi mund të  shënonte një tjetër gol në fundin e ndeshjes. Zinedin Zidan thotë se secili nga sulmuesit mund të bëjë diferencën në aspektin sulmues, por shifrat nuk e tregojnë këtë.

Nga 53 golat që ka shënuar Reali i Madridit në këtë sezon, lojtarët e sulmit (Benzema, Rodrigo, Bejl, Vinicius, Joviç, Hazard dhe Lukas) kanë shënuar 29 gola. 24 golat e tjerë kanë arritur të shënohen nga Modriç, Kros, Varan, etj. Kjo është një nga arsyet pse ky Real është duke funksionuar siç duhet sepse nuk varet nga një lojtar, apo nga golat e Benzemasë. Goli i fundit që ka shënuar ky i fundit është në 15 dhjetorin e vitit 2019 kundër Valencias (1-1). Nga ajo ditë dhe deri tani, “Galaktikët” nuk kanë shënuar më asnjë gol me sulmuesit dhe në total janë gjashtë ndeshje.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"