Zidan bën prapakthehu, kërkon të rikthejë në skuadër mesfushorin që e largoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 19:08

Zidan bën prapakthehu, kërkon të rikthejë në skuadër mesfushorin që e largoi

Real Madrid po mendon të rikthejë në skuadër Dani Sebajos që për monentin është në huazim tek Arsenali. Klubi spanjoll po kërkon të mbështetet në markën e tij sesa të hyjë në merkato.

Sebajos

Zidan ka kërkuar edhe rikthimin e Martin Odegard, i cili ishte i huazuar tek Real Sociedad. Eliminimi nga Championsi ka ndryshuar gjërat tek Real Madrid, dhe tashmë po kërkojnë të freskojnë mesfushën. Ishte vetë Zidan që e largoi Sebajosin pasi nuk e kishte në planet e tij, por situata e vështirë financiare nga pandemia ka bërë që Reali të mos bëjë shpenzime të mëdha në merkato dhe të kthejë sytë nga lojtarët që ka në huazim.

Klubi spanjoll kërkon që Sebasjos të rikthehet dhe të jetë gati për fazën përgatitore nën urdhrat e Zidanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"