Zhang zbarkon para kohe në Itali, merret vendimi për të ardhmen e Simone Inzagit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2022 | 22:05

Zhang zbarkon para kohe në Itali, merret vendimi për të ardhmen e Simone Inzagit

Interi nuk po kalon një periudhë të qetë në këtë pjesë të sezonit dhe në klubin zikaltër, emri nën akuzë është ai i trajnerit Simone Inzagi. Starti i dobët që ka bërë skuadra ka sjellë protesta kundër tij dhe është kërkuar nga tifozët edhe shkarkimi i teknikut i cili akuzohet se nuk arrin të shfrytëzojë potencialin e një skuadre që të gjithë e shohin me një përbërje të denjë për t’u shpallur kampione.

INZAGI ZHANG

Për këtë arsye, Stiven Zhang është kthyer para planit në Itali. Presidenti i Interit ka qenë i pranishëm sot menjëherë pas mbërritjes në Milano në një dreke me Inzagin dhe sipas mediave italiane, i ka bërë të qartë këtij të fundit se ka besimin e plotë të tij. Më pasi, ai është takuar edhe me grupin drejtues të Interit në itali, në qendrën stërvitore, për të saktësuar të njëjtin koncept dhe për të kuptuar se si mund të dilet nga kjo krizë.

Më pas, Zhang është larguar nga ambientet e klubit, teksa ka lënë aty Inzagin dhe drejtuesit për të diskutuar mes tyre si do të zgjidhin më konkretisht situatën e krijuar ku Interi ka zhgënjyer plotësisht duke mos dhuruar futbollin që pritej në këtë edicion prej zikaltërve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"