Zgjidhet “ngërçi” Politano-Spinacola, Eriksen përshëndet Murinjon. Ja manovrat tek Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 11:18

Zgjidhet “ngërçi” Politano-Spinacola, Eriksen përshëndet Murinjon. Ja manovrat tek Interi

Në fund “martesa” do të bëhet. Për gëzimin e të gjithëve dhe, me llogari të bëra të Xhuzepe Marotës dhe Interit të tij. Mateo Politano, praktikisht i zyrtarizuar që ditën e mërkurë, do të jetë lojtari i ri i Romës. Leonardo Spinacola do kryejë rrugën e kundërt dhe do të vishet zikaltër deri në qershor kur, dhe kjo është risia, shlyerja të formalizohet vetëm në bazë të rendimentit, në këtë rast specifik numrit të paraqitjeve të lojtarit. 

politano_spinazzola

Opsioni, qartësisht, është bilateral: 15 prezenca pa asnjë minimum minutash të luajtura për të shndërruar “të drejtën” në “detyrim” blerjeje. Më shumë mund dhe pasi rrezikuan kaosin, përveçse një çështje “diplomatike”, Interi dhe Roma kanë arritur akordin. Nga huazimi do përfitojnë bilancet e të dyja palëve (25-30 milionë është shifra e fiksuar për kalimin përfundimtar) dhe, në qëllimet e dy trajnerëve, edhe skuadrat. Politano ishte sulmuesi që i nevojitej Fonsekës për të mbuluar hapësirën e krijuar nga dëmtimi i Zaniolos. Spinacola është praktikisht i përshtatshëm për skemën 3-5-2 të Kontes dhe mund të sigurojë, së paku në letër, shtysë dhe krosime.

Zhiru

ZHIRU 

Tani largimi i Politanos i hap dyert afrimit të Olivie Zhirusë, për të cilin ekziston një akord me Çelsin dhe lojtarin për të mbyllur gjithçka në momentin që do lirohej vendi. Sipas raportimeve të fundit nga e përditshmja franceze “L’Equipe”, menaxheri i sulmuesit francez zbarkoi ditën e djeshme në Milano sipas programit për të avancuar negociatat. Interi i ofron 33-vjeçarit një kontratë prej një viti e gjysmë, ai kërkon dy e gjysmë. Pavarësisht kësaj diference, mes palëve mbizotëron optimizmi.

kristian eriksen

ERIKSEN 

Ndërkohë, Marota po punon në disa fronte dhe është gati të mbyllë goditjen “Kristian Eriksen”. Pas udhëtimit blic në Londër të drejtorit sportiv Piero Auzilio, i cili bëri hapa përpara për të transferuar menjëherë danezin në Milano, menaxheri i lojtarit, Martin Shuts, mëngjesin e djeshëm zbarkoi në Milano së bashku me një avokat të besuar për të hedhur gjithçka të zezë mbi të bardhë sipas akordit të gjetur prej ditësh me zikaltrit: kontratë deri në vitin 2024 prej 9 milionë eurosh neto plus bonuse për të arritur lehtësisht në kuotën 10. Në këtë pikë pritet vetëm miratimi i Totenhemit: “Spërsat” kërkojnë 20 milionë për të liruar 27-vjeçarin, “Suning” tani është gati të vendosë në pjatë 18 (përfshi) bonuset pasi londinezët refuzuan 15 milionët. Lojtari, ndër të tjera, mësohet të jetë përshëndetur me trajnerin Zhoze Murinjo duke i shprehur këtij të fundit dëshirën për të luajtur në Serinë A. Tani distanca mes klubeve është minimale, kthesa mund të regjistrohet nga njëri moment në tjetrin.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"