Zgjedhjet po përçajnë klubet, te Elbasani s’dihet se kush do të votojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 13:19

Zgjedhjet po përçajnë klubet, te Elbasani s’dihet se kush do të votojë

Kush do të votojë më 7 shkurt? “Më takon mua se jam administrator i klubit? Jo, do votoj unë si kryebashkiak, klubi është i bashkisë”.

Janë këto pyetjet, që kanë lindur natyrshëm këtë periudhë në 54 klube me të drejtë vote në asamblenë zgjedhore të FSHF-së.

auto_duka_fino_FSHF_Syri.net1515434973-470x332

Sigurisht, në shumicën e tyre dihet se kush e ka pasur të drejtën për të votuar, mirëpo ka edhe një pjesë klubesh, që në prag të zgjedhjeve janë përçarë vetëm për këtë shkak.

Bëhet fjalë për ato skuadra që drejtohen nga dy “koka”, ose më saktë me kryetarin e bashkisë që është “de jure” pronar i klubit dhe një tjetër që administron skuadrën dhe për më tepër, ka cilësinë e donatorit.

Laze dhe Duka

Rastet më pikante kanë qenë te klubet si Korabi dhe Veleçiku, ndërsa gazeta mëson se edhe në skuadra të tjera, ka pasur konflikte këtë periudhë për zgjedhjen e atij që duhet të votojë më 7 shkurt.

Mësohet se një situatë e paqartë është tek Elbasani, ku nuk dihet se kush do të votojë. Aktualisht, FSHF po shqyrton të gjitha shkresat e depozituara nga klubet dhe nuk është çudi që ndonjë emër të mos marrë aprovimin.

Gjithsesi, është fakt se në disa klube përçarja ka nisur pa u bërë ende zgjedhjet për kreun e institucionit të futbollit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"