Zgjedhjet për kreun e FSHF-së, De Biazi: Ja kush është presidenti i duhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2018 | 10:35

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së, De Biazi: Ja kush është presidenti i duhur

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi ka qenë pjesëmarrës në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ku u organizuar ekspozita kushtuar momenteve më të bukura dhe më emocionues të rrugëtimit në Europianin “Fancë 2016”.

De Biazi

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, shprehur hapur mbështetjen për presidentin ArmandoDuka, në zgjedhjet e kreut të FSHF-së që do të zhvillohen më 7 shkurt. Italiani nuk i kurseu elozhet për Dukën, madje i cilësoi vitet e drejtimit të Kombëtares kuqezi si të paharrueshme.

De Biazi2

“Për mua Armand Duka ka qenë një person shumë i rëndësishëm ka bërë shumë për sportin dhe të mirën e vendit. Ka eksperiencën për t’i dhënë një shtysë të mëtejshme botës së sportit në Shqipëri. Është presidenti i duhur që duhet të vijojë në krye të FSHF-së.

De Biazi3

Përtej meritave që ne i dimë unë kam pasur një raport të shkëlqyer me atë pasi gjithmonë më ka lënë të lirë për të vepruar si trajner. Kanë qenë vite të paharrueshme për mua…”, u shpreh De Biazi.

I pyetur për të ardhmen dhe një rikthim të mundshëm në kampionatin italian, De Biazi u përgjigj: “Nuk është objektivi im të kthehem në Serie A. Unë do shqyrtoj çdo ofertë që më vjen dhe më pas do të vlerësoj. Nuk e përjashtoj mundësinë për tu rikthyer në kampionatin italian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"