Ze Maria pas fitores në Kupë: Nga ky moment mendojmë derbin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 19:02

Ze Maria pas fitores në Kupë: Nga ky moment mendojmë derbin

Pas ndeshjes së fituar bindshëm në kupë me Ilirinë, me rezultatin 4-0, Ze Maria ka folur për mediat. Trajneri është shprehur se tashmë vëmendja është e gjitha te derbi me Partizanin.

ze maria

“Vendosa që sot tu jap mundësi lojtarëve që kanë luajtur më pak kohët e fundit. Nga ky moment e tutje do të mendojmë për takimin me Partizanin. Duhet të jemi të përqëndruar maksimalisht. Jam i lumtur që Sentamu shënoi. Nëse do të jetë këtë mundësi të premten atëherë do të jap maksimumin. “

Derbi

“Janë shumë takime pa fitore, që janë tepër për një klub si Tirana. Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Jemi me moralin lart pasi jemi paraqitur mirë, por do të rregullojmë gabimet që kemi bërë. Duhet shumë përqëndrim dhe balancë në derbi, pasi ka specifikë të veçamtë. Këto 3 ditë do të vlerësoj gjëndjen e Ngosë. Do ta luajmë derbin për ta fituar, pak renëdësi ka sa gola shënojm.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"