Ze Maria: Kur erdha te Tirana, ishte diçka e pazakontë. Njëri nga fëmijët e mi ishte gati të fillonte kolegjin në Itali, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2020 | 23:18

Ze Maria: Kur erdha te Tirana, ishte diçka e pazakontë. Njëri nga fëmijët e mi ishte gati të fillonte kolegjin në Itali, por…

Ish-trajneri i Tiranës Ze Maria është ndalur për të folur rreth karrierës së tij si futbollist dhe si trajner.

Ze Maria

Për median braziliane “LANÇE!”, braziliani u shpreh se ndien dhimbje për Italinë pasi ka luajtur për 10 vite me skuadrat e Parmës, Peruxhias dhe Interit. Për më tepër që në Itali kanë lindur dhe fëmijët e tij.

Ze Maria u ndal për të folur dhe për Tiranën. Trajneri brazilian deklaroi se donte në 2017 të ritkthehej në  Europë dhe Tirana i bëri ofertë. 46-vjeçari shtoi se në momentin kur mori drejtimin e 24-herë kampionëve të Shqipërisë, ata kishin rënë nga Kategoria Superiore, por në të njëjtin vit kishin fituar dhe Kupën e Shqipërisë.
“Koronavirusi në Itali – Është shumë e vështirë. Unë kam jetuar aty për shumë vite. Fëmijët e mi kanëë nënshtetësi italiane. Italia ka tejkaluar shumë kriza, por asnjëherë me këto përmasa. Italianët janë përgjithësisht njerëzit gazmorë, kanë dëshirë të shoqërohen dhe të lëvizin.  Por, sot shumë veta kanë dëshirë të dalin në rrugë. Është e dhimbshme kur shikon pasojat që shkakton koronavirusi.

ze maria

Njëri prej fëmijëve të mi po përgatitej të fillonte kolegjin në Itali. Por, sapo nisi kjo situatë, duhet të ndryshohin planet dhe të qëndronim në Brazil. Në këtë moment, gjërat më të  rëndësishme për këdo janë mobilizimi, qëndrimi në shtëpi dhe të shkojë infektologjisti.

Tirana – Po mendoja të kthehesha në Europë, kështu që m’u ofrua Tirana, njëri nga klubet më me traditë futbollistike në Shqipëri. Kur mbërrita, kishte rënë nga Kategoria Superiore. Situata ishte e pazakontë, sepse skuadra luante në Kupën e Shqipërisë dhe në Kategorinë e Parë në të njëjtin vit. Humbëm Kupën e Shqipërisë, por u kthyem në Superiore”, përfundon Ze Maria .

Ze Marias55
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"