Ze Maria i tërbuar pas ndeshjes në Korçë, dhuron “shou” për keq në dhomat e zhveshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 15:16

Ze Maria i tërbuar pas ndeshjes në Korçë, dhuron “shou” për keq në dhomat e zhveshjes

Ka qenë një post-Skënderbeu shumë i tensionuar, ai i Tiranës në Korçë. Skuadra pa që t’i iknin dy pikë nga duart, por ai që ka qenë më shumë i tërbuar quhej Hoze Marselo Ferreira.

Ze Maria 2

Pas ndeshjes, ai është futur në dhomat e zhveshjes dhe ka dhënë “shou” për keq. Në fillim është kapur me futbollistët, më pas inatin ua ka nxjerrë çantave të lojtarëve, të cilat ishin afër tij.

Tirana

Dhe në fund, dufin për barazimin ia ka shfryrë derës së dhomave të zhveshjes në stadiumin “Skënderbeu”, e kjo për t’u treguar lojtarëve superioritetin e tij. Nuk është hera e parë që Ze Maria jep shfaqje në dhomat e zhveshjes. Zakonisht përplas tabelën e skemave të lojës, por në Korçë sendet që sakatuan ishin tjetër gjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"