Zbulon detajet e merkatos/ Besa piketon ekipin e ri, priten 9 afrime në Kavajë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 18:52

Zbulon detajet e merkatos/ Besa piketon ekipin e ri, priten 9 afrime në Kavajë

Para sezonit aktual, Besa pati vonesa në afrimin e futbollistëve dhe presidenti Nexhat Bizhdili u detyrua të futej në merkato në janar. Megjithatë, për objektivin e Superligës ishte vonë, sepse ishin zhvilluar shumë ndeshje.

Bizhdili

Tani që kanë mbetur edhe 7 javë nga ky kampionat, kavajasit vetëm sa mund t’u “prishin punë” tre pretendentëve, Pogradecit, Apolonisë dhe Lushnjës. Gjithsesi, ata do ta respektojnë garën dhe pas mësimit që kanë marrë, do të punojnë me një qasje tjetër për sezonin e ri.

ZENELAJ – Shefi i klubit Besa, Klejdi Zenelaj, pohon se që tani ka nisur puna për skuadrën e sezonit të ri. Sipas tij, presidenti Bizhdili ka piketuar futbollistët që do të afrojë në korrik, për të pasur grupin e duhur për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm. “Për shumë arsye verën e kaluar nuk mundëm të krijonim atë grup që ne dëshironim. Preferuam të afronim lojtarë perspektive, të talentuar dhe ia arritëm, por kur donim lojtarë me përvojë, tregu nuk kishte më të lirë. U detyruam të ndërhynim në janar, por ishte vonë për të synuar kthimin e Besës në Superligë”, thotë Zenelaj. Drejtuesi i klubit verdhezi zbulon edhe disa detaje nga projekti i Besës së re.

IFBI-2017-118

“Meqë është periudhë e vështirë, edhe çmimet janë ulur (qesh). Kemi nisur punën për grupin e sezonit të ri. Presidenti Bizhdili ka piketuar një portier, një qendërmbrojtës dhe 2 sulmues, një brazilian dhe një shqiptar. Di që i ka takuar tashmë dhe pritet përfundimi i ndeshjeve të këtij kampionati që të bëhet fakt i kryer ardhja e tyre te Besa. Nuk do të jenë vetëm këta 4 lojtarë, mund të bëjmë deri në 9 afrime. Mes tyre është edhe një talent nga Kosova.

Me lojtarët aktualë kemi kontrata afatgjata dhe është pozitive që nuk do ta nisim nga e para punën për ekipin e ri. Janë lojtarë që janë rritur profesionalisht dhe me afrimet që kemi menduar, do të kemi grupin ideal për një sezon të denjë, të finalizuar me ngjitjen në Superligë pas shumë. Le t’ia lëmë kohës, por tifozët do të binden kur të shohin Besën e re në muajin korrik”, pohon Zenelaj. Trajneri Kashami, gjithmonë në funksion të sezonit të ri, pritet t’u japë më shumë minuta lojtarëve të rinj që Besa ka aktualisht në përbërje. Qëllimi është që ata të përfitojnë sa më shumë përvojë, duke luajtur me kundërshtarë si Lushnja, Apolonia dhe Pogradeci.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"