Zbulohet sulmuesi i ri i Flamurtarit, një maqedonas pritet të jetë më i paguari i Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2017 | 22:57

Zbulohet sulmuesi i ri i Flamurtarit, një maqedonas pritet të jetë më i paguari i Superiores

Shpëtim Duro, pas ndeshjes me Vllazninë, foli për merkaton e Flamurtarit në janar. Ai pranoi që përveç sulmuesit serb të konfirmuar disa ditë më parë, te Flamurtari do të afrohet edhe një sulmues tjetër, që pritet të jetë futbollisti më i shtrenjtë në Superiore.

fla

Menjëherë pas deklaratës, ka dalë ne skenë emri i futbollistit 29 vjeçar nga Shkupi, Muarem Muarem. Sulmuesi i rritur në akademinë e Rabotnicki-t ka qenë shok ekipi me kapitenin e Kombëtares tonë te Karabaku. Lojtari mendohet se do përfitojë më shumë se 20 mijë euro në muaj, duke kaluar kështu Edgar Çanin e Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"