Zbulohet skandali i trukimeve në futbollin algjerian, një penallti kushton 10 mijë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 16:14

Zbulohet skandali i trukimeve në futbollin algjerian, një penallti kushton 10 mijë euro

Korrupsioni në futbollin algjerian mesa duket është ulur këmbëkryq. Këtë gjë e tregon një reportazh troditës i “BBC”-së. Një ndërmjetës për fiksimin e rezultateve ka treguar se sa e lehtë është për të arritur një marrëveshje të fshehtë. Ai tregon se futbolli në shtetin e tij nuk është thjesht një lojë dhe ishte president i një klubi ai që e hodhi idenë e trukimeve.

_103465094_gettyimages-632106958

Sipas informacionit që është marrë nga BBC, ryshfeti i lojtarëve dhe zyrtarëve është kaq i zakonshëm në futbollin algjerian se ekziston një “listë çmimi” pothuajse zyrtare.

_103465092_gettyimages-809599706 (1)

“Është shumë e lehtë për çdo njeri që të fiksojë ndeshje dhe të parashikojë rezultate. Thjesht duhet të kuptosh procesin dhe hilet. Për shembull, në ligën më të lartë, një penallti e dhënë nga gjyqtarët e korruptuar mund të kushtojë minimum 10 mijë euro. Një barazim mund të kushtojë dyfishin ndërsa një fitore minimumi 80 mijë euro. Dhunë, korrupsion, gjithçka mund të gjesh aty. Unë mund të rregulloj një ndeshje të lartë të futbollit algjerian për 120 mijë mijë”, tregon ndërmjetësi për fiksimin e rezultateve.

416557_TS_19-09-18_8913159821_

Ppresidenti i Shoqatës së Futbollit Algjerian, i ka thënë BBC se pastrimi i futbollit është një nga prioritetet e ekipit aktual të menaxhimit “Ne nuk duhet të gënjejmë veten. Ekipi ynë kombëtar është i sëmurë. Futbolli algjerian është i sëmurë”, u shpreh presidenti Zetçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"