Zbulohet shkresa/ Në rresht të gjithë për temperaturën dhe asnjë pa maskë, ja çfarë do të ndodhë para ndeshjes Luftëtari-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2020 | 11:54

Zbulohet shkresa/ Në rresht të gjithë për temperaturën dhe asnjë pa maskë, ja çfarë do të ndodhë para ndeshjes Luftëtari-Tirana

Luftëtari ka marrë të gjitha masat për organizimin e ndeshjes së javës së 28-të në Gjirokastër kundër Tiranës, e cila do të zhvillohet ditën e sotme duke filluar nga ora 17:00.
Futbollistet e Luftetarit maska
“Panorama Sport” siguroi një njoftimin e klubit bluzi, ku konfirmohet se të gjithë personat që do të ndjekin takimin duhet të jenë të pajisur me maska dhe çdo person do t’i nënshtrohet kontrollit të temperaturës.

Luftetari 2 maska

Kujtojmë që ditën e djeshme, lojtarët e Tiranës kryen testet për koronavirusin pas kërkesës së Institutit Shtetëror të Shëndetësisë.

Njoftimi i Luftëtarit:

Klubi i Luftëtarit për ndeshjen ndaj Tiranës në bashkëpunim me FSHF-në dhe Drejtorinë e Epidemiologjisë Gjirokastër, ka marrë këto masa:

Të gjithë personat e angazhuar për këtë ndeshje: Futbollistët, delegatët, policia e shtetit, gazetarët, fotografët, TV, 20 vetët që lejohen për të parë ndeshjen dhe çdo person tjetër i autorizuar që futet në stadium, duhet të jetë i pajisur me maskë dhe do i nënshtrohet matjes së temperaturës.

luftetariii

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"