Zbulohet moduli, ja si mund të luajë Milani me Piolin trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 10:01

Zbulohet moduli, ja si mund të luajë Milani me Piolin trajner

Ardhja e Stefano Piolit do të ndikonte jo vetëm në hierarkitë e skuadrës, por edhe në modulin e saj. Nga 4-3-1-2-shi i Xhampaolos me shumë mundësi do të kalohet në 4-2-3-1, një modul shumë i dashur për 54-vjeçarin.

pioli

Teksa prapavija duket e konsoliduar me Romanjoli-Muzakio në qendër dhe Hernandez e Kalabria nga krahët, fare pak probleme paraqet sulmi.

AC Milan v FC Internazionale - Serie A

Pyka do të ishte Piontek, teksa treshja pas tij do të kishte një larmi zgjedhjesh pasi mund të përbëhej nga Çalhanoglu-PaketaSuso, por edhe nga Leao-Rebiç-Kastijeho. Gjithçka do të jetë çështje kohe dhe zgjedhjesh me Piolin që rebusin e vërtetë do ta ketë në mesfushë.

Dyshja përpara mbrojtjes kërkon patjetër një regjisor që mund të jetë njeri mes Benaserit dhe Bilias, me këtë të fundit të favorizuar.

Moduli i Piolit

Për rolin e shkatërruesit do të ketë një seleksion të mirëfilltë, pasi duke mos pasur një shkatërrues tipik, Pioli do të provonte në atë zonë Kesin dhe Kruniçin, të vetmit kuqezinj me karakteristika taktike e fizike për të mbuluar një zonë delikate, siç është ajo përpara katërshes mbrojtëse.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"