Zbulohet lojtari me koronavirus që luan në Kosovë, ish-sulmuesi i Kukësit ka rezultuar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2020 | 0:18

Zbulohet lojtari me koronavirus që luan në Kosovë, ish-sulmuesi i Kukësit ka rezultuar…

Ish-sulmuesi i Kukësit dhe Shkëndijes së Tetotës Izair Emini është lojtari i infektuar me koronavirus në radhët e skuadrës së Dritës.

Izair Emini Kupa e Shqiperise

Vetë futbollisti pranoi për median “Gazeta Blic” se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“Po është e vërtetë që jam prekur me Covid-19, dje kemi bërë testet që të shohim se a jemi pozitiv apo negativ, ndërsa unë fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv. Unë nuk kam pasur asnjë shenjë nga ky virus që po flitet. Nuk kam pasur asnjë problem me fyt, me kollitje apo gjoks. Jam normal dhe shumë mirë.

Jam vetizoluar për 14 ditë, pasi kështu kam udhëzimet nga kontrolli shëndetësor dhe nuk mundem të lëviz më shumë. Jam në shtëpi. Duhet të qëndroj në shtëpi me një dhomë. Nuk kam pasur kontakte me ndonjë futbollist, trajner apo akterë të futbollit, thjesht kam bërë stërvitjet individuale pa ndërprerje”, u shpreh 34-vjeçari nga Tetova.

Klubi i Dritës njoftoi ditën e sotme se njëri prej pjesëtarëve të skuadrës rezultoi pozitiv me koronavirus, por nuk e publikoi emrin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"