Zbulohet axhenda/ Kampionët e Tiranës, miqësore me Fenerbaçen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 15:20

Zbulohet axhenda/ Kampionët e Tiranës, miqësore me Fenerbaçen

Tirana do të luajë edhe tri miqësore deri në fund të fazës përgatitore që po zhvillon në Turqi. Kështu bardheblutë luajnë në datën 19 qershor me Shkupin.

tirana

Tri ditë më vonë, Tirana përballet me Hermannstadtin skuadrën rumune. Në fund, 26 herë kampionët e Shqipërisë do të mbyllin fazën përgatitore, atë ndaj Fenerbaçes, në datën 25 qershor.

Ky do të jetë edhe testi gjeneral i bardhebluve para kthimit në atdhe. Tirana mundet në miqësoren e parë që zhvillon në Turqi. Kështu, bardheblutë u përballën të enjten me ekipin moldav Dinamo – Auto Tiraspol. Në fund të 90 minutave skuadra bardheblu u mund me rezultatin 1-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"