Zbulohet axhenda/ Derbi i kryeqytetit të shtunën, dy ndeshje të premten. Mësoni kur luhet java e 24-t e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2021 | 23:41

Zbulohet axhenda/ Derbi i kryeqytetit të shtunën, dy ndeshje të premten. Mësoni kur luhet java e 24-t e Superiores

Zbulohet axhenda për ndeshjet e Kategorisë Superiore, për javën e 24-t. Ndeshjet luhen në dy ditë, të premten e 12 marsit dhe të shtunën e 13 marsit.

Partizani-Tirana

Padyshim vëmendja është te derbi i kryeqytetit, mes Tiranës dhe Partizanit, që është planifikuar për t’u luajtur ditën e shtunë duke filluar nga ora 13:00. Në të njëjtin orar do të luhet edhe ndeshja mes Skënderbeut dhe Laçit. Teuta-Kastrioti po ashtu do të luhet ditën e shtunë, por në orën 16:00.

Të premten, janë planifikuar për t’u luajtur, Vllaznia-Bylis dhe Kukësi-Apolonia, të cilat do të luhen duke filluar nga ora 13:00.

Ndeshjet e javës së 24-t:

Të premten

Kukësi – Apolonia 13:00

Vllaznia – Bylis 13:00

E shtunë

Tirana – Partizani 13:00

Skënderbeu – Laçi 13:00

Teuta – Kastrioti 13:00

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"