Zbulohen prapaskenat, Juves i iku Kumbulla nga duart. Bardhezinjtë bëjnë gati ofertën për janarin

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 22:45

Kombetarja LAJMI KRYESOR Legjionaret Të fundit

Zbulohen prapaskenat, Juves i iku Kumbulla nga duart. Bardhezinjtë bëjnë gati ofertën për janarin

Marash Kumbulla është një sur prizë e bukur e Serisë A. Mbrojtësi 19-vjeçar po shkëlqen me Veronën, por, me sa duket, për Juventusin nuk ka pasur vend për dyshime. Edhe më herët, pa e ndjekur në elitën e futbollit “axurr”, shqiptari ka pasur të dhëna interesante.

marash-kumbulla-1024x683

Kjo del në pah me një prapaskenë, e zbuluar në mediat italiane, të cilat bëjnë me dije edhe mundësinë e qendërmbrojtësit që të ishte sot pjesë e akademisë bardhezi. Prapaskena Fabio Paratiçi është vënë në lëvizje gjatë verës për shërbimet e Marash Kumbullës dhe bëhet me dije që drejtori i bardhezinjve ka tentuar t’i bindë drejtuesit e Veronës.

Mirëpo, gjithçka është ndërprerë në momentin që Juventusi ka zbardhur planin për të. Paratiçi e ka kërkuar shqiptarin për ta huazuar atë te skuadra U-23, për t’u pjekur dhe për të marrë minuta e për të qenë një element që në të ardhmen do të afrohej në ekip. Por, nuhatja e drejtuesve dhe stafit të Veronës ka qenë e tillë që nuk kanë pranuar që djaloshi të huazohet në një tjetër ekip moshash, pasi për ta, ai do të ishte element i skuadrës së parë në vitin që të ngjiteshin në Serinë A (sezoni aktual).

PLANI

Mirëpo, sipas mediave pranë skuadrës së Veronës, ky plan i Paratiçit mund të vihet në zbatim shumë shpejt. Marrëdhëniet e mira mes klubeve bëjnë të mundur që Juventusi të tentojë afrimin e shqiptarit që në merkaton e janarit. Më së paku, për ta bllokuar me një paraakord dhe parakontratë.

kUMBULLA58

Por, tanimë, paraqitjet që ka bërë Kumbulla, kushtojnë për Juven që duhet të paguajë shumë më shumë për një futbollist që ka treguar vlera, siguri dhe garanci edhe kur përballë ka pasur pikërisht yjet e Juventusit apo edhe skuadra si Milani.

PANORAMASPORT.AL



www.minuta90.com