Zbulimi i këtij sezoni, Barcelona i ofron talentit spanjoll kontratë pesëvjeçare dhe klauzolë 100 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 18:10

Zbulimi i këtij sezoni, Barcelona i ofron talentit spanjoll kontratë pesëvjeçare dhe klauzolë 100 milionë euro

Pau Kubarsi padyshim është një nga talentet e Barcelonës si dhe zbulimi i këtij sezoni. Deri tani ka bërë 16 paraqitje dhe thuajse në të gjitha prej tyre si një nga më të mirët në fushë. 
kubarsi

Drejtuesit e klubit po mendojnë ta “blindojnë” mbrojtësin duke i ofruar rinovimin e kontratës. Kontrata aktule skadon në vitin 2026, teksa klubi i ofron të firmosë një të re, pesëvjeçare dhe me një përmirësim të ndjeshëm të pagës.

Nëse Kubarsi bie dakord me termat e ofruara nga klubi, atëherë në kontratë do të përfshihet edhe një klauzolë prej 100 milionë euro për secalin klub që do të pretendojë shërbimet e mbrojtësit të talentuar spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"