Zbardhet axhenda, ja kur do të luhet java e 12-të e Kategorisë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2017 | 23:06

Zbardhet axhenda, ja kur do të luhet java e 12-të e Kategorisë Superiore

Është zyrtarizuar axhenda e javës së 12-të të Kategorisë Superiore, që hyn në fazën e saj më interesante me një fluks takimesh që deri në pauzën e Krishtlindjes do të thonë shumë mbi ambiciet e protagonistëve në garë. Do të luhet në tri ditë dhe do të kulojmë me supersfidën Partizani-Skënderbeu.

Kategoria-Superiore-e-re-2017b

Sfida e parë zhvillohet ditën e shtunë ku pritet të ngjallë mjaft interes sepse Laçi pret Kukësin, ku ky i fundit pasi ka konfirmuar në stol trajnerin Milinkoviç shpreson për një rezultat pozitiv, por kurbinasit kanë krijuar një skuadër të frikshme edhe paraqesin një terren të vështirë në shtëpinë e tyre. Dita e shtunë rezervon një tjetër përballje interesante, ku Flamurtari i vendit të dytë do të përballet me Teutën, e cila vjen në këtë sfidë pas dy fitoresh radhazi.

Flamurtari-Teuta 0-0

Të dielën Kamza do të përballet me Lushnjën në shtëpi. Skuadra e Ndreut është ndalur në fazën e parë nga myzeqaret në një barazim. E gjithë vëmendja është fokusuar të hënën ku Partizani pret në kryeqytet Skenderbeun.

Partizani-Skenderbeu

Një sfidë e cila kohet e fundit ka dhuruar shume emocione, gjithashtu Partizani vjen më i motivuar edhe nga rezultati i arritur në “Zeqir Ymeri:.Kujtojmë se Skëndërbeu luan edhe këtë të enjte përballje në Europa League përballë Dinamos së Kievit.

Ja kalendari i plote :

E shtunë, 25 nëntor Laçi – Kukësi 14:00

Flamurtari – Teuta 17:00

E diel, 26 nëntor

Vllaznia – Luftëtari 14:00

Kamza – Lushnja 14:00

E hënë 27, nëntor Partizani – Skëndërbeu 17:00

Ndeshjet

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"