Ylli i Liverpulit kërcënon: I jap fund futbollit nëse ka racizëm …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 9:59

Ylli i Liverpulit kërcënon: I jap fund futbollit nëse ka racizëm …

Xhorxhinjo Vajnaldum do të jetë kapiteni i kombëtares holandeze në ndeshjen e sotme ndaj Estonisë. Këtë e konfirmoi trajneri i portokallinjve, Ronald Kuman, në konferencën për shtyp. Mesfushori do të zërë kështu vendin e Virxhil Van Dajkut, i cili ka qenë lideri i “Tulipanëve” në ndeshjet e kualifikueseve të “Euro 2020”. 

_106540639_gettyimages-1138512761

Vajnaldum nuk ka dashur të komentojë shumë ndeshjen me estonezët, duke u fokusuar te ngjarja e racizmit e ndodhur në De Bosh. “Duhet ta godasim shumë fort këtë fenomen. Kjo ngjarje më goditi shumë rëndë, jam i shokuar. Nuk mendoja kurrë se kjo do të ndodhte në Holandë. Ajo që më shqetëson më shumë është mënyra se si po veprohet me këtë gjë. Duhet të merren masa ekstreme, kjo nuk është më vetëm çështje futbolli, por edhe shoqërie. Duhet të ndërhyjë politika”, tha mesfushori holandez, i cili paralajmëron me bojkot nëse diçka e ngjashme do t’i ndodhte atij.

Racizmi Vijnaldum

“Ndeshja nuk duhet të kishte përfunduar. Futbolli nuk duhet të shohë ngjyrat e lojtarëve. Ne luajmë për klubet dhe për tifozët. Nëse më ndodh në fushë, atëherë unë largohem dhe nuk do të kthehem më në fushën e lojës. Aty mbaron gjithçka. Estonia? Nuk më intereson, po flasim për një gjë që është shumë herë më e rëndësishme se ndeshja. Shpresoj të jetë hera e fundit që ndodh”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"