“Xherard është një fans i madh i imi”, Kamberi: Ja si është të luash çdo ndeshje përballë… 50 mijë tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 10:26

“Xherard është një fans i madh i imi”, Kamberi: Ja si është të luash çdo ndeshje përballë… 50 mijë tifozëve

Sulmuesi i Kombëtares, Florian Kamberi, ishte duke kaluar një moment fantastik me Rejnxhërsin në Skoci, para ndërprerjes së kampionatit. Shqiptari po fitonte dita ditës besimin e trajnerit Stivën Xherad për të qënë titullar, ndërkohë së fundmi në një rrëfim për “Blick.ch”, tregon raportin me legjendën angleze dhe si Koronavirusi i prishi prishi planin për të qenë titullar në derbin e zjarrtë ndaj Sëlltikut.

kamberi xherard

“Ajo kundër Sëlltik do të ishte ndeshja më e madh e më e rëndësishme në karrierën time. Me shumë mundësi do ta nisja derbin e “Old Firm” si titullar.

Sigurisht, që shtyrja e ndeshjes më bezdisi por tashmë ka gjëra më të rëndësishme se futbolli. Xherrard më ka treguar se më ndjek prej një viti e gjysmë. Ai është vërtet një fans i madh i imi. Kam një respekt të jashtëzakonshëm për të, ka qenë një lojtar botëror. Tashmë, ai kujdeset mjaft mirë për ne.

kamberi

Xherrard e vlerëson shumë dinamizmin tim, dhe që energjinë mund t’ia transmetoj shokëve dhe fansave. Vërtet që dua të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Është thjesht fantastike të luash çdo ndeshje në shtëpi përballë 50.000 mijë tifozëve”, u shpreh Kamberi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"