Xhemajli jashtë, 3 rikthime te rrogozhinasit, ja si pritet të luajë Egnatia ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 12:32

Xhemajli jashtë, 3 rikthime te rrogozhinasit, ja si pritet të luajë Egnatia ndaj Kukësit

Trajneri Tetova nuk ka të gatshëm për ndeshjen e sotme me Kukësin qendërmbrojtësin Arbenit Xhemajli, i cili vijon të jetë i dëmtuar që prej sfidës me Skënderbeun. Një mungesë e rëndësishme kjo për skuadrën rrogozhinase.

EGNATIA

Janë kthyer nga dëmtimi sulmuesi Mario Gjata dhe mesfushori Muhamed Lemina, ndërsa nga pezullimi rikthehet mbrojtësi Abdurrahman Fangaj. Rrogozhinasit kanë marrë 9 pikë në 3 takimet e këtij sezoni kundër Kukësit dhe sot do të kërkojnë fitoren e 4-t.

Egnatia pritet të luajë në këtë ndeshje me rreshtimin 4-3-3, me Spahiun dhe Ibrahimoglu pas sulmuesit kryesor Montenegro, i cili shpreson të zhbllokohet në kampionat pasi 2 muajsh.

egna

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"