Vulosi fitoren e Flamurtarit, Kamara: Ja pse kam vizatuar numrin 17 në kokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2017 | 21:09

Vulosi fitoren e Flamurtarit, Kamara: Ja pse kam vizatuar numrin 17 në kokë

Seku Kamara ishte autori i golit të dytë të Flamurtarit në ndeshjen e djeshme me Teutën. Për “Panorama Sport”, pas ndeshjes, ai ka deklaruar: “Ishte një fitore shumë e rëndësishme dhe jam i kënaqur që shënova dhe dhashë edhe unë kontributin tim për këtë fitore. Po ashtu jam shumë i kënaqur që i shpërbleva besimin trajnerit.

kamara

Shpresoj që të arrijmë më të mirën në vazhdim dhe të realizojmë objektivat që ka klubi. Deri tani ecuria e ekipit është shumë pozitive dhe do të doja që të vijonim me këtë ritëm”, tha fillimisht Kamara. I pyetur se çfarë simbolizon tatuazhi me numrin 17 që kishte bërë në kokë, numër që përkon edhe me fanellën e tij, Kamara shprehet.

kamara

“Numri 17 është motivimi im. E kam fiksim këtë numër dhe më jep fat që edhe të shënoj gola, ndaj edhe e kam bërë tatuazh. Do të vijoj që të jap maksimumin tim ashtu siç kam bërë deri tani dhe për të shpërbly

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"