Vuante nga dhimbjet gjatë gjithë sezonit, titullari i Tiranës kryen me sukses operacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2020 | 14:50

Vuante nga dhimbjet gjatë gjithë sezonit, titullari i Tiranës kryen me sukses operacionin

Futbollisti i Tiranës Elton Kale përfundoi me sukses operacionin në shpatull. Kampionët e Shqipërisë bënë me dije në faqen zyrtare se braziliani e kreu operacionin në spitalin “Salus”. Por, dilema më e madhe se kur do të rikuperohet Kale ende nuk është njoftuar nga klubi bardheblu.
KALE
Gjasat janë që ai të jetë gati në muajin janar. Megjithatë, rikthimi i tij në fushë varet nga ecuria e rikuperimit. Gjatë sezonit të kaluar, Kale vuante vazhdimisht nga problemet në shpatull. Me përfundimin e kampionatit dhe ndeshjeve në arenën europiane, ai vendosi të kryente ndërhyrje kirurgjikale.

NJOFTIMI I TIRANËS

Lojtari i Tiranës Elton Calé, ka kryer ditën e djeshme një ndërhyrje në shpatull. Numri 7 i formacionit ka kryer me sukses operacionin pranë spitalit “Salus”. KF Tirana falenderon spitalin dhe stafin mjeksor për asistencën dhe përkujdesjen. Klubi kërkon t’i japë rëndësi parësore shëndetit duke e ndjekur pa shkëputje trajtimin e lojtarit. Calé do i bashkohet skuadrës sapo të kthehet në formën optimale për t’u stërvitur. Klubi i uron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"

Panorama Sport