Vora bën gati festën, sot kërkon fitore ndaj Valbonës në stadiumin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2022 | 10:33

Vora bën gati festën, sot kërkon fitore ndaj Valbonës në stadiumin e ri

Vora në festë! Sot në orën 13:00, qyteza buzë autostradës Tiranë-NDurrës, do të përurojë stadiumin e ndërtuar në kohë rekord falë financimit të Bashkisë Vorë dhe FSHF-së.

vora

Në 14:00 do të luhet ndeshja e javës së pestë për Grupin A të Kategorisë së Dytë, Vora-Valbona, ndërsa më parë do të bëhet inaugurimi i stadiumit, ku do të marrin pjesë personalitetet më të larta të zonës dhe drejtues të institucionit të futbollit, por jo vetëm.

Pak orë përpara përurimit të stadiumit, do të ketë edhe një koncert të organizuar nga bashkia me pjesëmarrjen e këngëtarëve si Eneda Tarifa, Mirjeta Mema, Zaim Hasrama, Besnik Shateli, Bledar Sejko, Xhavit Dedej, Devis Kaziu dhe ansambli i këngëve dhe valleve Vorë.

Për herë të parë në histori klubi i futbollit Vora do të ketë një stadium komod dhe të besuarit e Artan Mërgjyshit kërkojnë patjetër fitoren sot me Valbonën.

A.DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"