Voltana Ademi: Sulmi ndaj Gjokës nuk është në nderin e Shkodrës, ja pse u largua Cungu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2018 | 14:05

Voltana Ademi: Sulmi ndaj Gjokës nuk është në nderin e Shkodrës, ja pse u largua Cungu

Nuk mund të mungonte një koment i kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, njëkohësisht edhe presidente e ekipit të Vllaznisë, në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj trajnerit Ernes Gjoka. Znj Ademi ka treguar se ajo që ndodhi nuk është në nderin e Shkodrës dhe kush kërkon ta cenojë Vllazninë nuk do ia arrijë.

Ademi

“Kush kërkon të cenojë Vllazninë nuk do t’ia arrijë. Ajo që ka ndodhur nuk është në nderin e Shkodrës. Kërkojmë zbardhjen e ngjarjes. Unë personalisht nuk kam patur presione si presidente sepse do t’i denoncoja siç kam bërë për çdo rast deri më sot sepse jam e hapur. Kam biseduar me Gjoken për rastin dhe ai ka bërë deponimet e tij dhe ne do vazhdojmë pa u tërhequr. Armando Cungu është larguar për shkak te rezultateve dhe jo presioneve”, u shpreh Voltana Ademi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"