VOLEJ MESHKUJ/ Erzeni pa rivalë, Tirana e Partizani shkëlqejnë në derbi. Ja renditja në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2019 | 13:39

VOLEJ MESHKUJ/ Erzeni pa rivalë, Tirana e Partizani shkëlqejnë në derbi. Ja renditja në kampionat

Kampionati Kombëtar i volejbollit për meshkuj luajti dje ndeshjet e javës së nëntë, duke ulur kështu edhe siparin e javës së parë. 

volej meshkuj tirana studenti

Asnjë surprizë në katër përballjet e zhvilluara, me Erzenin, Tiranën, Partizanin dhe Skënderbeun që marrin fitoret e radhës.

ERZENI – VLLAZNIA 

Takimi i luajtur në sallën “Dhimitraq Goga” të Durrësit ishte edhe kryendeshje kësaj jave. Erzeni vazhdon me ecurinë fantastike dhe konfirmohet në superformë, duke mposhtur pastër në shifrat 3-0 (25-20, 25-21, 25- 19) edhe Vllazninë.

Capture

Shkodranët tentuan të rivalizonin, por vendësit kanë më shumë kualitete në përbërje dhe arrijnë të marrin një sukses të merituar. Tashmë të besuarit e Arben Sakos do të fokusohen në ndeshjen e kthimit në “Challenge Cup” ndaj Partizanit.

TIRANA – STUDENTI 

Bardheblutë e Ilia Kojës dominojnë dhe fitojnë bindshëm në derbin e kryeqytetit ndaj Studentit. Ndeshja e zhvilluar në sallën “Farie Hoti” foli gjatë gjithë kohës për Tiranën, e cila triumfoi në shirat 3-0 (25-16, 25-12, 25-14), në një hark kohor prej 1 orë e 12 minutash.

Capture1

Kjo ishte fitorja e pestë për Tiranën, që konfirmohet si ndjekësi më i afërt i Erzenit. Nga ana tjetër, Studenti për asnjë moment nuk ishte në gjendje për të rivalizuar dhe për ta vënë në diskutim suksesin e skuadrës bardheblu.

FARKA – PARTIZANI

Derbi tjetër ndërmjet Farkës dhe Partizanit ishte disi me më shumë rivalitet, të paktën gjatë dy seteve të para. Skuadrat e fillojnë me shumë vrull, por janë kampionët në fuqi ata që tregohen më të saktë duke triumfuar ngushtë në setin e parë 23-25.

2

Ekipi i Dritan Bardhit reagon dhe befason në setin e dytë ku fiton bindshëm 25- 18 dhe vendos baraspeshë në sete. Më pas janë të kuqtë e Yllit Tomorrit ata që diktojnë në parket, teksa marrin setin e tretë 19-25 dhe më pas vulosin fitoren e të gjithë ndeshjes 3-1, duke triumfuar 15-25 në setin e katërt.

SKËNDERBEU – TEUTA 

Asnjë problem për Skënderbeun për të marrë tri pikët ndaj Teutës së vendit të fundit.

Capture3

Korçarët e Pandi Kapedanit ishin superiorë në çdo drejtim ndaj miqve, duke i fituar bindshëm të tria setet (25- 17, 25-12, 25-11). Teuta vijon me ecurinë e dobët dhe ende nuk ka arritur të fitojë asnjë set në këtë sezon.

gg

Roland Gjini/ A.Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"