Vllaznia-Teuta, dueli i titullit/ Pritet atmosferë elektrizuese në shkallët e “Loro Boriçit”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 13:56

Vllaznia-Teuta, dueli i titullit/ Pritet atmosferë elektrizuese në shkallët e “Loro Boriçit”

Teuta dhe Vllaznia diskutuan titullin kampion deri në sekondën e fundit gjatë sezonit të kaluar, teksa durrsakët ishin ata që festuan. Sfida mes dy ekipeve vijoi edhe në Superkupë, aty ku “djemtë e detit” ia dolën të fitonin pastër 3-0.

loro borici

Nesër në orën 19:45, në “Loro Boriçi” do të jetë një ndeshje për llogari të javës së dytë të kampionatit, por me hesape për të larë. Te Teuta e presin më qetësisht këtë takim, ndërsa në Shkodër e shohin si një ndeshje ku duhet të “hakmerren”.

Tifozëria shkodrane pritet që të jetë e shumtë në numër në përballjen e së shtunës ndaj Teutës. Në treg kanë dalë biletat për 30% të kapacitetit të stadiumit, që do të thotë rreth 5 mijë tifozë. Në dy ditët e para të shitjes së tyre, mësohet se ka pasur një interesim të madh. Deri të shtunën duket e sigurt që do të shiten të gjitha biletat e vendosura në dispozicion. Një prej tribunave pas porte klubi do ta përdorë për të gjithë pjesëtarët e akademisë Vllaznia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"